Quantcast
Channel: Thënie për atdheun – Thenie.ORG
Viewing all 33 articles
Browse latest View live

Thënie nga Gjergj Fishta


Thënie nga Faik Konica

$
0
0

Thënie nga Faik Konica

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej:
`Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.`” — Faik Konica

The post Thënie nga Faik Konica appeared first on Thenie.ORG.

Thënie nga Hasan Prishtina

Fjalë e urtë shqipe

FJALIMI MË I FUQISHËM I DHËNË NDONJËHERË

$
0
0

Pjesë nga filmi “Diktatori i Madh” nga Çarli Çaplin.

Ky fjalim konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishëm në histori.

Duke marrur parasysh referencat anti-naziste që përmban fjalimi dhe faktin se është publikuar në vitin 1940 — kohë kjo kur Hitleri ishte ende gjallë dhe në pushtet — mund të thuhet se filmi në tërësi është një vepër e papërsëritshme.

Fjalimi i plotë i përkthyer nga Thenie.ORG:

“Më falni, por unë nuk dua të jem perandor. Nuk është puna për mua. Unë nuk dua të udhëheq as të pushtoj askë. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë, nëse është e mundur. Çifut – jo-çifut, të zi – të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu. Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit — jo nga mjerimi i njëri tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.

Lakmia i ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka barrikaduar botën me urrejtje, na ka marshuar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësi, por e kemi lënë vetveten të mbyllur. Makineritë e begatshme na kanë lënë në hall. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia, të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Më shumë se makineri na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbet.

Aeroplani dhe radio na kanë sjellur më afër njëri-tjetrit. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për mirësi mes njerëzve, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tash, zëri im po arrin miliona njerëz anembanë botës – miliona burra, gra e fëmijë të dëshpëruar – viktima të një systemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe të burgosin të pafajshëm.

Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Ushtarë! Mos e jepni vetveten te këto egërsira, njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Që ju stërvisin, ju shtyjnë në dietë, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si mish për top. Mos e jepni vetveten te këta njerëz jonatyrorë, njerëz makina me mendje makine e zemra makine! Ju nuk jeni makina! Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonatyrorët! Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri!

Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruan: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut.” – jo një njeriu apo një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Në ju! Ju, populli e keni fuqinë – fuqinë të krijoni makina. Fuqinë të krijoni lumturi! Ju, populli, e keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.

Prandaj, në emër të demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi, le të bashkohemi të gjithë! Le të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’i jepë njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i jepë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Duke premtuar këto gjëra, bishat janë ngritur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk i përmbushin këto premtime. Kurrë nuk do t’i përmbushin!

Diktatorët lirojnë vetveten e tyre, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë ta përmbushim atë premtim! Le të luftojmë që ta lirojmë botën, t’i largojmë barrierat kombëtare, të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpiejnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”

The post FJALIMI MË I FUQISHËM I DHËNË NDONJËHERË appeared first on Thenie.ORG.

Thënie nga Deng Xiaoping

Thënie nga Ali Këlcyra

$
0
0

Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë...

Thënie nga Ali Këlcyra u postua fillimisht në Thenie.ORG.

Thënie nga Çajupi


Thënie për fenë

$
0
0

Shqiptarët qofshin të krishterë ose myslimanë, kanë aq gjykim sa të mos vënë asgjë mbi atdheun e tyre; feja nuk mund ta ndajë gjakun.

Thënie për fenë u postua fillimisht në Thenie.ORG.

Thënie nga Jani Vreto

Thënie nga Ronald Regan

Fjalë e urtë shqiptare

Fjalë e urtë shqiptare

Fjalë e urtë shqiptare

Fjalë e urtë shqiptare


Thënie nga Gjergj Fishta

Thënie nga Faik Konica

$
0
0

Thënie nga Faik Konica

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej:
`Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.`” — Faik Konica

Thënie nga Faik Konica u postua fillimisht në Thenie.ORG.

Thënie nga Hasan Prishtina

Fjalë e urtë shqipe

FJALIMI MË I FUQISHËM I DHËNË NDONJËHERË

$
0
0

Pjesë nga filmi “Diktatori i Madh” nga Çarli Çaplin.

Ky fjalim konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishëm në histori.

Duke marrur parasysh referencat anti-naziste që përmban fjalimi dhe faktin se është publikuar në vitin 1940 — kohë kjo kur Hitleri ishte ende gjallë dhe në pushtet — mund të thuhet se filmi në tërësi është një vepër e papërsëritshme.

Fjalimi i plotë i përkthyer nga Thenie.ORG:

“Më falni, por unë nuk dua të jem perandor. Nuk është puna për mua. Unë nuk dua të udhëheq as të pushtoj askë. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë, nëse është e mundur. Çifut – jo-çifut, të zi – të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu. Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit — jo nga mjerimi i njëri tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.

Lakmia i ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka barrikaduar botën me urrejtje, na ka marshuar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësi, por e kemi lënë vetveten të mbyllur. Makineritë e begatshme na kanë lënë në hall. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia, të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Më shumë se makineri na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbet.

Aeroplani dhe radio na kanë sjellur më afër njëri-tjetrit. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për mirësi mes njerëzve, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tash, zëri im po arrin miliona njerëz anembanë botës – miliona burra, gra e fëmijë të dëshpëruar – viktima të një systemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe të burgosin të pafajshëm.

Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Ushtarë! Mos e jepni vetveten te këto egërsira, njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Që ju stërvisin, ju shtyjnë në dietë, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si mish për top. Mos e jepni vetveten te këta njerëz jonatyrorë, njerëz makina me mendje makine e zemra makine! Ju nuk jeni makina! Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonatyrorët! Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri!

Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruan: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut.” – jo një njeriu apo një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Në ju! Ju, populli e keni fuqinë – fuqinë të krijoni makina. Fuqinë të krijoni lumturi! Ju, populli, e keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.

Prandaj, në emër të demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi, le të bashkohemi të gjithë! Le të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’i jepë njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i jepë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Duke premtuar këto gjëra, bishat janë ngritur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk i përmbushin këto premtime. Kurrë nuk do t’i përmbushin!

Diktatorët lirojnë vetveten e tyre, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë ta përmbushim atë premtim! Le të luftojmë që ta lirojmë botën, t’i largojmë barrierat kombëtare, të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpiejnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”

FJALIMI MË I FUQISHËM I DHËNË NDONJËHERË u postua fillimisht në Thenie.ORG.

Viewing all 33 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>